Dynamo kiev Archives – KF Skënderbeu

Takaj: Spikati grupi, Daja i duhuri
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka folur në Supersport pas fitores së bukur ndaj Dinamos së Kievit, duke shprehur kënaqësinë e tij për fitoren, mbi të gjitha sepse Skënderbeu vazhdon të përballet si i barabartë me të gjithë dhe është kthyer në një klub elite.

Kishit besim te fitorja para ndeshjes, ashtu doli.

Besimi nuk është se vjen rastësisht, kemi punuar shumë për të arritur këtu. Rritja ka qenë graduale, kemi shkuar shumë larg dhe nuk kemi asnjë pishman për eliminimin.

Pishman për Jang Bojs në Elbasan?

Po, po të fitonim atë ndeshje do të ndryshonin shumë gjëra, sepse ishim shumë panë suksesit. Gjithsesi, grumbulluam 5 pikë, kemi luajtur shumë mirë, kemi duke u rritur nga viti në vit. Këto janë arritjet e Skënderbeut, klubi rritet, të ardhurat rriten, mentaliteti ndryshon, renditja dhe koeficienti në re nditjen e UEFA-s ndryshon.

Cili spikati sot?

Grupi, nuk veçoj askënd. Jam i kënaqur shumë për fitoren, nuk kam askënd të preferuar.

Daja, strategu i duhur?

Nuk diskutohet, ai është njeriu i duhur në bazë të rezultateve, jo të opinionit tim. Ai ka meritë të madhe, kemi ecur shkëlqyeshëm, ndaj nuk ka nevojë për komente. Kemi pikë, jemi të tretët në grup, por mbi të gjitha loja është e shkëlqyer. Kemi luajtur me rivalë me emër të madh, me traditë e eksperiencë, jemi përballur pa frikë e si të barabartë, këtu ka meritë të madhe edhe Daja.

Kur do të vijë dita që të luhen ndeshje të tilla në Korçë?

Skënderbeu është një projekt i gjatë, që do të vazhdojë gjatë. Tashmë është kthyer në domosdoshmëri të pasurit një stadium modern dhe janë pjekur të gjitha kushtet. Po të luhej në Korçë, edhe ajo që ndodhi me Partizanin e Beogradit nuk do të ndodhte. Ekziston një projekt nga qeveria, shpresojmë që së shpejti Korça dhe gjithë Shqipëria të gëzojnë për një stadium të ri, sepse sukseset e Skënderbeut janë të gjithë Shqipërisë.

Transferimet, kush e ka radhën nga skuadra aktuale?

Edhe këtë vit do të shesim, kur të vijë momenti i duhur, sepse nuk kanë pasur as fat disa lojtarë, pasi kanë pasur dëmtime. Megjithatë, lojtarët e Skënderbeut do të shiten me çmimin e duhur, jo me shifra qesharake.

A do të blini, me kaq shumë para që keni fituar?

Paratë nuk janë gjithçka në futboll, por ne po i përshtatemi rregullores së UEFA-s dhe po përfitojmë goxha. Gjithsesi, 100 mijë euro nga fitorja e sotme që nesër shkojnë në llogaritë e lojtarëve dhe stafit.

The post Takaj: Spikati grupi, Daja i duhuri appeared first on KF Skënderbeu.

Daja: Kemi karakter dhe mentalitet fituesi
Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka mbetur mjaft i kënaqur nga fitorja kundër Dinamos së Kievit. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, në fund ankthi ishte i madh, por lajmi se fitoi partizani i Beogradit ka ulur pak entuziazmin. Gjithsesi, Daja i gëzohet lojës së mirë, mentalitetit fitues dhe faktin që nuk u mund nga asnjë rival në Shqipëri.

“Do të thosha që jemi shumë të kënaqur për shumë arsye. Treguam karakter duke fituar me përmbysje. Kemi mbyllur ndeshje shtëpiake pa pësuar asnjë humbje. Kemi treguar gjatë gjithë kohës që nuk kemi qenë inferiorë ndaj askujt, pavarësisht nga emrat që kishim përballë, të gjithë me traditë në Europë. Ishim të barabartë dhe kjo është fantastike për Skënderbeun dhe gjithë futbollin shqiptar, sepse në vazhdimësi mund të përmirësohemi edhe më tej.

Partizani i Beogradit fitoi – “Na erdhi keq, e morëm vesh kur mbaroi ndeshja dhe ishim tensionuar nga minutat shtesë, ku po vuanim. Gjithsesi, treguam që tashmë jemi në klubet e rëndësishëm të Europës, kemi grumbulluar shumë pikë, kemi humbur vetëm 2 ndeshje dhe kemi luajtur si ekip elite.

Ku gaboi Skënderbeu, që nuk shkoi dot te kualifikimi? “Nuk do flisja për gabime, duke parë atë që kemi dhënë. Do thosha që në Beograd luajtëm mirë dhe dhamë shumë. Nuk meritonim të fitonim, por luajtëm mirë dhe mund të merrnim barazimin. Në ndeshjet e tjera, qoftë me Jang Bojs, qoftë me Partizanin në Elbasan, kemi pasur edhe fatin kundër, sepse kemi humbur edhe lojtarë të dëmtuar që në fillim të ndeshjes. Nëse nuk do kishin qenë këto situata, do kishim marrë fitore në Elbasan.

Xhejms në krah – “Ka sakrifikuar shumë, i shërben shumë ekipit me ekuilibrat në fazën sulmuese dhe atë mbrojtëse. Po të kishim një lojtar tjetër në krah, do ishte më e lehtë. Ndoshta gabon në vendosje ndonjëherë, por ai i shërben shumë ekipit, si filtër përpara, duke ndihmuar shumë sulmin dhe mbrojtjen. Kur një lojtar sakrifikon shumë për mbrojtjen, ndonjë gabim është i pranueshëm.

Lilaj, kthim me peshë – “Është lojtar shumë i rëndësishëm, i vetmi nga kampionati shqiptar që luajti titullar me kombëtaren në Turqi. Ka sakrifikuar shumë, sepse vjen nga një dëmtim dhe mund të rrezikonte. Tani do të nisim punën për ndeshjen e së hënës kundër Partizanit, ndeshje shumë e rëndësishme. Duke të kujtoj për kolegët e mi që ne po luajmë çdo 3-4 ditë dhe nëse një ndeshje na shtyhet një ditë, nuk është fundi i botës.

Ndeshja me Jang Bojs, më shumë për promovim? “Deri tani luajtëm për kualifikim, nuk kemi menduar për promovim. Nuk kemi shumë lojtarë për promovim, sepse nëse mendon ashtu, jo gjithnjë funksionon, sepse nëse nuk ecën mirë skuadra, nuk shkëlqen askush. Ne do të mendojmë për ndeshjen e radhës për kampionat, më pas të shohim për të tjerat”.

The post Daja: Kemi karakter dhe mentalitet fituesi appeared first on KF Skënderbeu.

James Adeniyi, lojtari i ndeshjes kundër Dinamos
Segun Xhejms Adeniji kritikohet shumë se nuk shënon aq sa pritet prej tij, por Daja e mbron me bindje, sepse Nigeriani luan si mesfushor krahu dhe vrapon pa fund. Këtë të enjte Xhejms u shpërblye, sepse më në fund gjeti një gol të bukur dhe me shumë peshë.

Pas ndeshjes, në votimin e UEFA-s, ta hapur për tifozët, ishte pikërisht Adeniji më i miri në fushë, në bazë të votimit të tifozëve.

The post James Adeniyi, lojtari i ndeshjes kundër Dinamos appeared first on KF Skënderbeu.

Skënderbe fantastik, 3-2 ndaj Dynamo Kiev
Duhej një paraqitje e madhe dhe ajo erdhi: Skënderbeu mundi sot 3-2 Dinamon e Kievit, duke bërë një figurë të shkëlqyer, edhe pse nuk mjaftoi, pasi vendi i dytë është i paaritshëm.

Një ndeshje e bukur në “Elbasan Arena”, ndihmuar edhe nga fakti që Dinamo e Kievit nuk luante ndeshjen e jetës, sepse e ka siguruar kualifikimin dhe luante pa shumë titullarë.

Nuk ishte e thjeshtë, gjithsesi, për Skënderbeun, sepse Dinamo shënoi në minutën e 16-të me Cigankov, ndërkohë që stadiumi oshtinte nga një grup tifozësh ukrainas, që ishin pjesë e delegacionit mik.

Vetëm 2 minuta zgjati avantazhi vendas, sepse Lilaj barazoi me një gjuajtje nga distanca, ndihmuar nga një devijim. Pjesa e parë nuk pati më gol, edhe pse Dinamo goditi një traversë dhe rrezikoi në shumë raste.

Pjesa e dytë solli kthesën e madhe, sepse në minutat 52 e 56 Xhejms dhe Soue gjetën golat e fitores së parë në fazën e grupeve për këtë edicion. Më pas administrim i kujdesshëm, derisa Rusin rihapi gjithçka me golin në minutën e fundit të kohësh së rregullt. Pesë minuta ankth, por Skënderbeu u mbajt mirë.

Festë pas ndeshjes, jo e plotë, sepse Partizani i Beogradit fitoi dhe është kualifikuar, por gjithsesi suksesi i sotëm vlen krenari dhe 360.000 euro. Nëse duhej një provë tjetër që Skënderbeu është klub evropian, erdhi sot.

E enjte, 23 nëntor 2017, ora 21:05, stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

Skënderbeu – Dinamo Kiev   3-2

Golat: Lilaj 18?, Xhejms 53′, Soue 56′

Skënderbeu: Shehi, Radas, Aliti, Vangjeli, Mici, Osmani (Nimaga 69′), Muzaka, Lilaj, Gavazaj (Taku 72′), Xhejms, Soue (Dita 90′). Trajner: Ilir Daja

Dinamo Kiev: Bushçan, Shepliev, Morozuk, Moraes, Cigankov , Korzun (Shaparenko 60?), Pivariç, Kaçeridi, Besedin, Kadar, Kedziora (Rusin 71′). Trajner: Alrksandër Haskeviç.

Gjyqtarë: Oliver Drakta, Roland Brandner, Stefan Kuehr (Austri).

Karton i verdhë: Radas 78;, Xhejms 90′ / Bushçan 90′

The post Skënderbe fantastik, 3-2 ndaj Dynamo Kiev appeared first on KF Skënderbeu.

Ekipi mbyll përgatitjet për Dynamo Kiev
Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet në kuadër të ndeshjes së 5-të të grupeve të Europa League ndaj Dynamo Kiev.

Në ndryshim nga ndeshjet e tjera, klubi vendosi të zhvillojë përgatitjet zyrtare në ‘Tropikal Resort’, atje ku ekipi qëndron i grumbulluar prej dy ditësh.

Nën drejtimin e stafit teknik, ekipi zhvilloi pasdite dhe stërvitjen zyrtare në prag të ndeshjes ku tekniku bardhekuq, Ilir Daja ka dhënë dhe instruksionet e fundit të besuarve të tij.

GJËNDJA E EKIPIT – “2 rikthime të rëndësishme për trajnerin Daja në prag të sfidës. Stafi mjekësor ka arritur të rikuperojë në kohë dy lojtarët e dëmtuar, Bajram Jashanica dhe Sabjen Lilaj. Nëse Sabjeni do ta nisë takimin nga minuta e parë, Jashanica me shumë mundësi do e nisë këtë takim nga stoli”

Takimi ndaj Dynamo kiev do të zhvillohet nesër, ora 21:05 në stadiumin ‘Elbasan Arena’ pa praninë e tifozëve.

The post Ekipi mbyll përgatitjet për Dynamo Kiev appeared first on KF Skënderbeu.